Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky synon të hartojë një plan veprimi për të arritur paqen në Ukrainë deri në fund të nëntorit 2024. “Unë i kam caktuar një detyrë në këtë drejtim administratës sime dhe ekipit tonë diplomatik, mendoj se plani do të jetë gati në fundin e Nëntorit”, tha Zelensky në një intervistë për televizionin publik japonez NHK. Sipas Zelensky, faktorët vendimtarë do të jenë forcimi i ushtrisë ukrainase, durimi, mbështetja për Ukrainën - kryesisht nga Shtetet e Bashkuara - dhe presioni diplomatik ndërkombëtar ndaj Rusisë. Presidenti ukrainas më pas tha se kishte marrë propozime jozyrtare për të ngrirë konfliktin, por theksoi se nuk mund t'i pranonte ato. Zelensky shtoi gjithashtu se baza e planit të veprimit do të jetë çështja e integritetit territorial të Ukrainës dhe se kjo temë do të diskutohet në mënyrë thelbësore me vendet e interesuara.

Një negociatë e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të bazohet vetëm në propozimin e Kievit: këtë e bëri të qartë ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, duke folur për bisedimet midis krerëve të diplomacisë së Ukrainës dhe Kinës në konferencën për shtyp të takimit ministror të ASEAN-it në Laosi. Ministri Wang Yi informoi homologun e tij rus për kontaktet e tij me Dmitry Kuleba, i cili po vizitonte Pekinin ditët e fundit, njoftoi vetë Lavrov, duke shpjeguar se qëndrimi kinez është të fokusohet në shkaqet themelore të konfliktit. “Pozicioni kinez është formuluar shumë qartë në dokumentet e saj Përgatitjet për një konferencë apo ngjarje shumëpalëshe mund të diskutohen vetëm kur parametrat dhe kushtet e thirrjes së ngjarjeve të tilla janë të pranueshme për të gjitha palët Ky është një refuzim i drejtpërdrejtë për të punuar bazuar vetëm në formulën e paqes të Zelenskit./Tema