Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se duartrokitja gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan paraqet një errësim të mendjes për Amerikën.
Gjatë një vizite në qytetin e Rizes që ndodhet në pjesën veriore të Türkiyes, Erdoğan foli në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Ai iu referua fjalimit të fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë të turpshëm.
“Të hapësh tapetin e kuq për dikë si Netanyahu, të shkosh edhe më tej dhe të duartrokasësh gënjeshtrat e tij derisa duart e tyre të fryhen, është një errësim i madh mendor për mendjen amerikane. Një ditë më parë po shikonim së bashku ato skena të turpshme që ndodhën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Ne u turpëruam në emër të njerëzimit përpara asaj që pamë”, tha Erdoğan.
“Kur shohim njerëz që duartrokasin (Netanyahu) vrasësin e 40.000 njerëzve të pafajshëm, ne shqetësohemi jo vetëm për njerëzimin, por edhe për të ardhmen tonë”, tha Erdoğan, duke shtuar:
“Kush mund të garantojë se ata që shkatërruan Gazën sot nuk do t’i kthejnë sytë e tyre të pistë nga Anadolli nesër?”/aa