Akil Gjakova e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin të cilin e mposhti duke kaluar në rrethin tjetër. Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposht brazilianin me Ippon, raporton KosovaPress.
Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora Gjakova është ndalur në luftën e parë. Ajo është mposhtur nga xhudistja Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia./KosovaPress