Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e ceremonisë së prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës.

Rama u shpreh se, së shpejti do të ngrihet kantieri i ndërtimit që do ta fusë edhe Shqipërinë në orbitën e City Group, me një qendër ekselence për talentet e reja të shqiptarisë në fushën e blertë.

Dyrrah City Football Academy, fryt i përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe Manchester City dhe City Group do të jetësohet me ngritjen e qendrës më të madhe dhe më moderne stërvitore në vendin tonë, por edhe në rajon, me tetë fusha sportive, palestra, qendra fizioterapie e ambiente multifunksionale, ku do të zbulohen, formohen dhe promovohen talentet e reja.

Do të vijë në Shqipëri ekspertiza më e mirë botërore, bashkë me pasionin për futbollin, duke u frymëzuar nga sukseset e një prej klubeve të arta të futbollit botëror si Manchester City./ata