Sipas INSTAT, në Shqipëri janë rreth 39,000 persona që nuk dëgjojnë.
Kjo kategori has vështirësi në qasjen e informacionit për t’u shkolluar dhe për të gjetur punë. Për shkak të këtyre vështirësive, pjesa më e madhe e tyre e kanë të vështirë të integrohen në tregun e punës dhe të rrisin të ardhurat e tyre.
Me mbështetjen e UNDP -së, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë, me anë të projektit “Drejt punësimit përmes informacionit të aksesueshëm”, po ndihmon këta të rinj të integrohen në tregun e punës.
Një ndër ta, është Igli, i cili ka ardhur nga Bulqiza në Tiranë. Falë këtij projekti, ai është tashmë i punësuar dhe po bën një jetë të pavarur.
Projekti “Drejt punësimit përmes informacionit të aksesueshëm”, zbatohet nga ANAD, me ndihmën e UNDP-së, në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së, “Askush të mos mbetet pas”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane./ata