12 start up-e dhe biznese novatore janë përzgjedhur për Programin e Akselerimit të “Circular City Labs Tirana”, njoftoi sot Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.
Këto projekte do t’i hapin rrugën nismave të reja që do të kontribuojnë në ndërtimin e qyteteve të së ardhmes, duke e shndërruar Tiranën në një qytet më të jetueshëm për të gjithë dhe miqësor me mjedisin.
“Circular City Labs Tirana” mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes projekteve “EU for Circular Economy & Livable Cities” dhe “EU 4 Innovation”, nga Gjermania përmes programit global “Circular City Lab”, dhe Bashkia e Tiranës.
Nisma synon reduktimin e gazrave serrë përmes parandalimit të mbetjeve, promovimin e sistemeve të paketimit të ripërdorshëm dhe fuqizimin e rolit të gruas në ekonominë qarkulluese./ata