Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se 13 terroristë të PKK-së u neutralizuan me një operacion ajror në veri të Irakut.

"Ne po ua ngushtojmë veriun e Irakut terroristëve. Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan me një operacion ajror 13 terroristë të PKK-së, të cilët i zbuluan në rajonet Gara dhe Haftanin. Ne vazhdojmë dhe do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri të madhe për të shpëtuar kombit tonë fisnik nga plaga e terrorizmit", thuhet në deklaratën e ministrisë./aa