Në ditën e sotme të Lojërave Olimpike, radhën për të zbritur në skenë e pati notari shqiptar Grisi Koxhaku. Notari shqiptar ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë, teksa u rendit në vendin e pestë me kohën 52.32.

Nga ana tjetër, një rezultat mjaft pozitiv u regjistrua nga notari që përfaqëson Kosovën, Adell Sabovic. Ky i fundit e mbylli garën e 100 metrave në vendin e dytë me kohën 51.77, vetëm pas notarit nga Arabia Saudite, Zaid Faisal Alsarraj.

Për të vijuar garën për finalen e madhe të 100 metrave, do të kualifikohen 16 notarët me kohën më të mirë nga dhjetë bateri./Tema