Diogo Costa priti tre penallti të sllovenëve, teksa Portugalia mundi vendin ballkanik 3-0, pasi superylli Cristiano e humbi një të tillë në kohën shtesë.

Ronaldo u përlot pas një penalltie në minutën e 105-të të pritur nga Jan Oblak, i cili si lojtar i Atletico Madrid e njeh mirë Ronaldon.

Ishte kulmi i zhgënjimit për superyllin, i cili gjithashtu nuk arriti të shënonte në tre goditje të lira, pasi rezultati mbeti 0-0 pas 120 minutash.

Por, më pas ai e rimori veten për t’u kthyer në gjuajtje vendimtare së bashku me Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva, ndërsa Costa shpëtoi të tre nga Josip Ilicic, Jure Balkovec dhe Benjamin Verbic.

Costa kishte penguar gjithashtu një mundësi të artë nga Benjamin Sesko.

Sllovenia largohet nga turneu me katër barazime.

Ndërkohë, mbrojtësi belg Jan Vertonghen shënoi një autogol për t’i dhënë Francës një fitore 1-0 dhe një vend në çerekfinalet e Euro2024.

Zëvendësuesi Randal Kolo Muani kishte topin në zonë dhe gjuajti në portë në minutën e 85-të.

Topi hyri në rrjetë, pas devijimit nga këmba e Vertonghen, i cili përfundoi në portën e mbrojtur nga Koen Casteels.

Dy herë kampionët e Evropës, Franca nuk kishte arritur ende të shënonte nga loja, pasi barazoi pa gola me Holandën dhe mori një barazim 1-1 me Poloninë, ku Kylian Mbappé realizoi një penallti./ata