Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Xhudistja 23-vjeçare nga Kosova bëhet e katërta medaliste olimpike, pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe pas Distria Krasniqit e cila në “Paris 2024” fitoi medaljen e dytë olimpike.

Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto në repesazh, ndërsa në përballjen e parë në repesazh ajo e mposhti kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.

Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën ajo mposhti kinezen Jing Tang. Në çerekfinale, Laura e kishte përballë legjendën e xhudos, francezen Clarisse Agbegnenou e cila e mposhti atë, për t’ia pamundësuar garën për të shkuar përpara.

Medalja e Laurës është e dyta për Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Të dielën, medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Të hënën, Akil Gjakova u rendit i pesti në kategorinë deri 73 kilogramë./aa