Festimi i një sërfisti pasi kishte kryer provën e tij në Lojërat Olimpike është kthyer në foton e ditës të Paris 2024 dhe po qarkullon rrjetin, pasi duket si një fotomontazh.

Aty shfaqet braziliani Gabriel Medina, i cili 10 mijë milje larg Francës, në Tahiti ku po kryhen garat e sërfit për aktivitetin, dhuroi një provë spektakolare në një dallgë.

Ai mori notën rekord 9,9 nga 10 të mundshme për paraqitjen e tij dhe e kuptoi menjëherë që kishte bërë diçka të jashtëzakonshme, duke kërcyer mbi dallgë bashkë me sërfin e tij.

Një fotograf shkrepi pikërisht momentin kur Medina është në ajër duke bërë më duart lart dhe kjo foto është bërë simbol i Olimpiadës duke qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale./SyriNet