Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e mbrëmjes mes Skocisë dhe Zvicrës e vlefshme për Grupin A.

Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat kombëtares helvete, që ngjitet në kuotën e 4 pikëve.

Ishte MekTominej, që në minutën e 13-të, i ndihmuar edhe nga devijimi i Shar, kaloi në avantazh skocezët, ndërkohë që Xherdan Shaqiri vendosi baraspeshën në minutën e 26-të.

 

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Vlen të theksohet fakti se duelin e fundit të grupit, Zvicra do e luajë ndaj Gjermanisë, ndërsa Skocia kundër Hungarisë./SyriNet