Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masoud Pazeshkian, të mbajtur në Teheran.
69-vjeçari Pezeshkian, një ligjvënës reformist veteran dhe kardiokirurg, mundi rivalin e tij konservator Saeed Jalili në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 korrik. Ai u betua sot.
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale u mbajtën në Iran pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi më 19 maj në një aksident me helikopter.
Në Teheran, Fidan u takua gjithashtu me homologun e tij turkmen, Rashid Meredov dhe presidentin e qeverisë rajonale kurde të Irakut, Nechirvan Barzani./aa