SHBA-ja ka marrë vendim për të vendosur sanksione ndaj 7 kompanive dhe 5 individëve që thuhet se kanë kontribuar në programet e Iranit për raketat dhe mjetet ajrore pa pilot (UAV).
Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Thesarit thuhet se do të vendosen sanksione ndaj 7 kompanive me bazë në Iran dhe Kinë për shkak të kontributit të tyre në programet raketore dhe UAV të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Logjistikës së Forcave të Armatosura të Iranit (MODAFL).
Lidhur me këtë çështje do të vendosen sanksione ndaj 5 individëve. Programet e raketave balistike dhe dronët e Iranit kanë rrezikuar jetën e civilëve si në rajon ashtu edhe në mbarë botën, thuhet në deklaratë.
"SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë që ata që lehtësojnë prodhimin e këtyre armëve vdekjeprurëse nga Irani të paguajnë çmimin", tha Departamenti i Thesarit./aa