Erjon Byqmeti, i njohur me emrin e tij artistik, Erki, është emri i ri premtues në skenën ndërkombëtare.

Producenti 22-vjeçar nga Prishtina ka publikuar së fundi albumin e tij i cili përfshin 15-këngë.

Pjesë e këtij albumi janë këngë që vijnë si bashkëpunim me emra të  njohur artistësh nga Amerika, Brazili, Gjermania, Italia, Franca e Shqipëria. Që në publikim ky album ka arritur një numër të madh klikimesh.

E kjo pritet të jetë vetëm fillimi i një karriere të suksesshme të producentit shqiptar, Erki./Tema