Politikani izraelit i ekstremit të djathtë dhe ministri i Trashëgimisë, Amihai Eliyahu, përshëndeti vrasjen e shefit të Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Grupi i rezistencës palestineze Hamas njoftoi herët në mëngjes se Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në rezidencën e tij në kryeqytetin iranian Teheran.

"Grushti i hekurt është ai që do të sjellë paqe dhe pak rehati, si dhe do të rrisë aftësinë tonë për të jetuar në paqe me ata që dëshirojnë paqen", tha ministri izraelit në X, duke shtuar: "Vdekja e Haniyeh e bën botën pak më të mirë".

Eliyahu është ministër nga partia e ekstremit të djathtë "Fuqia Çifute" e udhëhequr nga Itamar Ben-Gvir.

Izraeli nuk ka bërë asnjë njoftim të metejshëm për vrasjen.

Televizioni shtetëror iranian raportoi vdekjen e Haniyeh, duke vënë në dukje se një hetim për atentatin është në vazhdim dhe se rezultatet do të shpallen së shpejti./aa