Pasja e termometrit të duhur në shtëpi apo në punë është shumë e rëndësishme.
Na duhet të dimë, cili është më i miri, si duhet përdorur e gjithçka tjetër në lidhje me efikasitetin e tij.
Ekspertët e shëndetësisë ofruan për Wall Street Journal këshillat më efikase për përdorimin e termometrit dhe nevojës për ta patur atë në shtëpi.
A Është Koha Të Blini Një Termometër?
Po! Tani është koha të kini patjetër një termometër në shtëpi.
Nëse ndodh të sëmureni, nuk do të keni mundësi të shkoni në farmaci e të blini një termometër.
Edhe nëse jeni apo ndiheni të shëndetshëm, blijeni termometrin tani.
Në një moment tjetër, mund të ndodhë e njëjta situatë siç ndodhi me letrën higjenike në vende të ndryshme të botës.
Cilët Janë Termometrat Më Të Saktë?
Sipas ekspertëve, termometrat dixhitalë dhe ato me rreze infra të kuqe, konsiderohen më të mirët, nëse përdoren siç duhet.
Termometrat me zhivë janë tashmë të dalë mode por në varësi të përdorimit mund të tregojnë një nivel jo shumë të saktë të temperaturës. E njëjta gjë vlen edhe për shiritat që supozohet të masin temperaturën duke u vendosur në ballë.
Sipas ekspertëve, termometrat me rreze infra të kuqe janë të shpejtë, të saktë dhe praktikë për të rritur dhe fëmijë por jo për bebe.
Veshët e tyre janë të vegjël shumë dhe enët e gjakut të bebeve nuk janë formuar mjaftueshëm për të treguar temperaturën.
Për bebet, anusi është një burim i qëndrueshëm nxehtësie.
Termometri dixhital kushton më pak se ai me rreze infra të kuqe por për fëmijët do të jetë e vështirë të qëndrojnë mjaftueshëm ulur për të pasur një matje të saktë.
Termometri dixhital duhet mbajtur në gojë ose nën sqetull për mbi 30 sekonda deri në 5 minuta.
Në Cilën Pjesë Të Trupit Bëhet Matja Më e Saktë
Sipas ekspertëve, balli, goja, anusi, veshët dhe sqetullat janë zonat më të mira të trupit që tregojnë saktë nivelin e temperaturës.
Sidoqoftë, termometri me rreze infra të kuqe funksionon vetëm për ballin dhe veshët.
Nëse ju përdorni termometër dixhital, matja më e saktë bëhet nëpërmjet anusit dhe gojës mjafton që ai të mbahet për mbi 30 sekonda.
Në sqetulla, termometri duhet mbajtur deri në 5 minuta.
Veshët mund të jenë sfidues për matjen e temperaturës për shkak të dyllit.
Nëse në shtëpinë tuaj përdorni termometra të ndryshëm për përdorim nga anusi dhe nga goja, është mirë që mos t’i ngatërroni në përdorim për arsye higjene.
Niveli i Duhur i Temperaturës.
Sipas ekspertëve nëse termometri tregon një temperaturë më të lartë se 38 gradë, atëherë tregon një problem.
Nëse temperatura luhatet shumë shpejt me një ose dy gradë, ka arsye për tu shqetësuar.
Në një rast të tillë, duhet të komunikoni me mjekun.
Kur Duhet Matur Temperatura?
Temperatura, sipas ekspertëve, duhet matur në kushte normale, pra jo kur keni ndenjur për orë të tëra në diell apo kur keni pirë diçka të ftohtë.
Në këto rrethana, duhet të prisni 20 minuta dhe më pas të masni temperaturën.
Duhet të keni parasysh që temperatura, në mungesë të simptomave të tjera nuk tregon domosdoshmërisht praninë e koronavirusit.
Simptoma të tjera të tij janë kolla, gulçimi, diarea, mungesa e shijes dhe nuhatjes./AgroWeb.org