Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje "të gjitha palëve" në Lindjen e Mesme që të distancohen nga veprimet që do të rrisin më tej tensionin në rajon.
Sipas lajmit të "Washington Post", Blinken u takua me homologen e tij, Batmunkh Battsetseg, në kryeqytetin e Mongolisë, Ulaanbaatar, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
Në fjalimin e mbajtur në konferencën për media, Blinken u bëri thirrje "të gjitha palëve" në Lindjen e Mesme që të distancohen nga veprimet që do të rrisin më tej tensionin dhe theksoi se në Gaza duhet sigurohet armëpushimi.
Duke vënë në dukje se duhet të prishet cikli i cili po përkeqësohet vazhdimisht, Blinken tha se përmes armëpushimit "duhet të përfundojnë konfliktet në Gaza dhe duhet të sigurohet qetësia mes Izraelit dhe Libanit në veri".
"Për këtë është e nevojshme që fillimisht të gjitha palët të bisedojnë, të distancohen nga veprimet që do të përshkallëzojnë tensionin dhe të gjejnë arsye për të arritur marrëveshje" deklaroi Blinken.
Blinken lidhur me atentatin e djeshëm kundër kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh kishte shprehur, "Kjo është një situatë për të cilën nuk kemi njohuri dhe përfshirje"./aa