Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Gabrielius Landsberigis, ka njoftuar se grupi i parë i avionëve luftarak F-16 ka mbërritur në Ukrainë.
Kjo dërgesë është pjesë e një përpjekje për të rindërtuar forcën ajrore të shteruar të Ukrainës mes konfliktit të vazhdueshëm me Rusinë.
"Avionët F-16 (janë) në Ukrainë. Një tjetër gjë e pamundur doli të ishte plotësisht e mundur", shkroi Landsberigis në platformën sociale X.
Megjithatë, qeveria e Ukrainës ende nuk ka pranuar zyrtarisht marrjen e avionëve.
Të hënën, Pentagoni njoftoi një paketë të ndihmës të sigurisë që përfshin interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për sistemet e raketave dhe artilerisë, si dhe armë anti-tank për Ukrainën.
Paketa përfshin deri në 200 milionë dollarë pajisje të nxjerra nga inventarët e Pentagonit nën Autoritetin e Tërheqjes Presidenciale derisa SHBA-ja ka siguruar mbi 55,4 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.
Gjatë takimeve me aleatët e tij të NATO-s në Washington, presidenti amerikan, Joe Biden, u përqendrua në Ukrainë për të siguruar që Kievi të ketë atë që i duhet për të mbrojtur veten dhe përfundimisht të largojë Rusinë nga territoret që vazhdon të pushtojë pas dy vitesh luftë rraskapitëse.
Njoftimet e bëra këtë javë kulmuan me nënshkrimin e asaj që njihet si ‘Ukraine Compact’, e cila është një premtim i përbashkët nga 22 aleatë dhe partnerë të NATO-s për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet në planin afatgjatë./aa