Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha në selinë blu.

 

Në një prononcim të shkurtër për media, Meta u shfaq optimist teksa tha:

 

“Për ndryshim, për të ç’rrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe për të rikthyer llogaridhënien. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim, kaq. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm nga Tropoja deri në Sarandë dhe ne i konsiderojmë dhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiake do të jenë të opozitës së bashkuar”.