Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat. Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një koalicion me kreun e PL, Ilir Meta. Berisha tha se “të gjitha janë në diskutim”.
Pyetje: A do keni koalicion me PL?
Sali Berisha: Diskutimi ishte bashkërendim i gjithë forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar, për fitoren, ne, shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurtë.
Mos harro një gjë, Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha, është mundur dhe kjo e treta e pret shumë shpejt.
Më tej ai është pyetur nga gazetarët për forcat politike që do shkojë në koalicion me PD?
Berisha u përgjigj se: Në rrafshin politik do të jetë një spektër i gjerë koalicionesh me partitë opozitare.