Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, në një prononcim për media, Hovenier tha se në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës.

“Me udhëzime të kryeqyteteve përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së u takuan sot me kryeministrin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment”, tha Hovenier.

I pyetur nga gazetarët për arsyet, ambasadori amerikan nuk u pranoi të përgjigjet më tej./ata