Presidenti turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Türkiye më 14 maj.

 

“Me autoritetin e dhënë nga Neni 116 i kushtetutës sonë, nënshkrova dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj, të cilat ishin planifikuar të mbahen më 18 qershor të vitit 2023”, tha ErdoÄŸan në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

 

“Agjenda jonë zgjedhore sërish do të qëndrojë në shërimin e plagëve të viktimave të tërmetit dhe kompensimin e dëmeve ekonomike e sociale të kësaj fatkeqësie”, shtoi ErdoÄŸan.

 

Presidenti turk theksoi se qëllimi i tyre është që brenda një viti të përfundojnë 319 mijë shtëpi në zonat e tërmetit, përfshirë 244 mijë banesa dhe 75 mijë shtëpi fshati, dhe t'ua dorëzojnë pronarëve.

 

Më 14 maj, kombi turk do të zgjedhë presidentin dhe anëtarët e parlamentit.

 

Në vitin 2017, votuesit turq përmes një referendumi vendosën të kalojnë nga sistemi parlamentar në një sistem ekzekutiv presidencial të qeverisjes dhe që nga viti 2018 vendi hoqi dorë nga posti i kryeministrit dhe kaloi plotësisht në një sistem presidencial të qeverisjes./AA