Në konferencën për mediat këtë të premtë, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Koalicionin me PL e drejton Partia Demikratike. Berisha theksoi se koalicioni do jetë fitimtar dhe se 90% të garave elektorale demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni.

 

Pyetje: Kur flisni për entuziazëm, a e keni marrë parasysh se demokratët nuk do votojnë për logon e partisë që ju e themeluat, sepse atë e ka tashmë Alibeaj dhe nëse ka koalicion me Partinë e Lirisë, kush do ta drejtojë koalicionin?

 

Berisha: Së pari mund të them se në 90% të garave elektorale demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni, kjo është e vërteta. Së dyti, nuk ka sot demokrat të vërtetë, qytetar shqiptar që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Ramës i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës me ndihmën e guvernatores. Koalicioni do të jetë fitimtar, sigurisht Partia Demokratike e drejton, këtu s’ka diskutim.