Barcelona nuk tërhiqet, ka bërë një tjetër ofertë për Dani Olmon. Drejtuesit e blaugranëve kanë bërë ofertën e tretë zyrtare te zyrat e Leipzig.

Por nga ana tjetër gjermanët janë të vendosur që të marrin sa më shumë nga largimi i yllit të tyre.

Ata refuzuan ofertën e parë prej 50 milionë eurosh, gjë që bëri që Barcelona të rrisë shumën në 65 milionë euro, ku 50 milionë euro si tarifë fikse dhe më pas 15 milionë euro të tjera në bonuse.

Tani oferta e tyre e tretë përbëhet nga 55 milionë euro tarifë fikse, 4 milionë euro në objektiva të lehtë për t’u përmbushur dhe 3 milionë euro të tjera për bonuse më ‘të vështirë’./VizionPlus