Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan shprehu ngushëllimet e tij për liderët e Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Në postimin e bërë në platformën e mediave sociale X të Ministrisë thuhet: "Ministri ynë Hakan Fidan i shprehu ngushëllimet e tij zëvendëskryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Khalid Meshaal në Doha".
Në postim u tha se Abdusselam dhe Hemmam Haniyeh, djemtë e Ismail Haniyeh, ishin gjithashtu të pranishëm në takimin e Fidanit me Meshaalit.
- Vrasja e liderit të Hamasit në Iran
Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian, Massoud Pezeshkian.
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi në deklaratën e saj mëngjesin e 31 korrikut se një sulm është kryer në rezidencën e Haniyeh në Teheran.
Ndërsa Irani dhe Hamasi e konsideruan Izraelin përgjegjës për vrasjen, zyrtarët izraelitë u përmbajtën nga deklaratat në lidhje me incidentin.
Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khalid Meshaalin./aa