Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi administrativisht denoncimin nr. 1 nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e procedimit dhe moskonstatimin e shkeljes administrative.

Gjithashtu, Komisioneri plotësoi vakancën e krijuar në këshillin e bashkisë Has, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Blerina Çela dhe vakancën e krijaur në këshillin e bashkisë Elbasan, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Areta Kumria./ata