Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Presidencë, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Lajmin e bëri të ditur ministri Balla, i cili ndau një foto nga takimi me kreun e Shtetit.

Balla informoi se takimi me Presidentin Begaj u fokusua mbi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinsitucional.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori zyrtarisht detyrën në 31 korrik, pas betimit para Presidentit Bajram Begaj.

Balla më herët mbajti për 1 vit pozicionin e Ministrit të Brendshëm./ata