Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin. Sulmuesi i Kombëtares ka gjetur golin me Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e parë të kampionatit kroat.


Në sfidën shtëpiake ndaj Istrës, Hoxha u shërbye nga Pjaca, për të zhbllokuar llogaritë në minutën e 13-të. Një gol shumë i rëndësishëm ky, i cili i hapi rrugën atyre të Theophile dhe Kulenovic.


Për anësorin e njohur Hoxha, një nga futbollistët që u ftua në Europian nga Sylvinho, është një fillim mjaft i mirë i kampionatit./BalkanWeb