Leo Messi nuk plaket kurrë, sigurisht nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm, por mbetet “Topi i Artë” në fuqi dhe as që ka ndërmend të dorëzohet. “Pleshti” ka një kontratë me Inter Miami deri në fund të 2025, por kur pyet në lidhje me të ardhmen, a mendon të tërhiqet, nuk e ka ende një përgjigje të saktë:

“E di që do ta ndjej atë moment. Do ta kuptoj kur nuk do të jem më i aftë të ndihmoj shokët e mi në fushë. Jam shumë autokritik, e di kur jam mirë, kur jam keq, kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse do të vijoj të bëj mirë, do të përpiqem të vijoj, pasi futbolli është ajo që dua. Kur ta ndjej se do të vij ai moment, do të largohem pa menduar për moshën time”, u shpreh Leo Messi.