Sprintieri shqiptar Fran Burraj mbylli garën e dytë të 100 metrave në Lojërat Olimpike, “Paris 2024” me kohën 10.66.

25-vjeçari nuk ia doli që të kualifikohet për në gjysmëfinale duke u renditur i parafundit në Baterinë 4.

Më parë në baterinë paraeleminatore Burraj arriti kohën 10.60 sekonda duke shënuar edhe kohën më të mirë të tij.

Atletika shqiptare do të vazhdojë ditën e nesërme me Luiza Gegën, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra./ata