“Vllaznia” ka mundur “Tiranën”, duke thelluar krizën e bardhebluve. Ndeshja e zhivlluar në “Loro Boriçi” ka përfunduar me rezultatin 3-1 për kuqeblutë, të cilët tashmë janë në vendin e dytë në klasifikim, teksa “Tirana” është gjithnjë e më larg “Fina Four”.

Ndeshja e vlefshme për javën e 26-të të superligës shqiptare të futbollit tregoi qartë vështirësitë e skuadrës më të titulluar në vend në këtë fazë të tretë, teksa “Vallzania” nga krahu tjetër po kandidohet gjithnjë e më shumë për të qenë pjesë e finales me katër skuadra, për të tentuar titullin kampion. Kjo ishte e katërta fitore rradhazi e Vllaznisë dhe e 11-të ndeshje pa humbje për veriperëndimorët.

Paralelisht me ndeshjen në Shkodër, u luajt dhe sfida në Durrës mes “Teutës” dhe “Erzenit”. Derbi përfundoi me fitoren e djemëve të detit me rezultatin 3-0.

Rezultatet e javës së 26-të të superligës

Klasifikimi pas javës së 26-të të superligës: