Futbolli i rëndësishëm europian apo pagë sheikësh në Katar? Kjo dilemë ende “torturon” Berat Gjimshitin, i cili nuk ka gjithçka në dorën e tij pasi në këtë vendim të rëndësishëm të karrirës ka shumë ndikim edhe Atalanta.

Siç dihet klubi bergamask përveç se kërkon suksesin në fushë është mjaft i ndjeshëm ndaj çështjes së financave dhe mundësia për të artkëtuar një shifër dyshifrore për kartonin e shqiptarit nuk do të shfaqet më. Mosha dhe vitet e mbetura në kontratë bëjnë që Gjimshtiti të shikohet në Bergamo si “i sakrifikueshëm”.

Sipas medieve italiane të dielën do të kuptohet shumë mbi këtë situatë. Nesër Atalanta luan një miqësore në Tardini kundër Parmës. Për këtë takim Gjimshiti është grumbulluar, por nëse nuk do të jetë në fushë atëherë do të thotë se klubi ka tendencën për ta shitur.

Atalanta e mbajti në stol edhe në miqësoren e parë të zhvilluar në Alkmar dhe nëse e njëjta situatë përsëritet edhe nesër në “Tardini” atëherë shumë shpejt pritet hapja e bisedimeve për ta shitur./Tema