Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ka arrtiur të kualifikohet në finalen e garës 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

Gega zbriti sot në pistë, në ‘Stade de France’ duke debutuar në Lojërat Olimpike, “Paris 2024” në baterinë e dytë, por nuk arriti që të japë më të mirën e saj dhe nuk ka mundur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Pas një nisje të mirë në start, në mesin e garës Luiza nuk mundi të ruajë dot ritmin, duke humbur grupin e 5 të parave që siguronin kualifikimin.

Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë. Me gjithë përpjekjet në xhiron e fundit Luiza Gega nuk arriti të shkonte më lart se vendin e 9, duke mbyllur kështu përfaqësimin e Lojërat Olimpike, të tretat në karrierë për Luiza Gegën./ata