Transporti i mallrave me rrugë hekurudhore i është rikthyer ritmeve të rritjes, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Përmes linjave hekurudhore, gjatë periudhës prill–qershor 2024 u transportuan 143 mijë ton mallra apo 2.8 % më shumë në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Ndërkohë që, numri i pasagjerëve për këtë periudhë u regjistrua në 4091, duke shënuar rritje me 24.3 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2023.

Përmirësimi i i kësaj situate pritet të vijë pas vënies në funksion të linjës së re hekurudhore Tiranë –Durrës dhe degëzimit të ri drejt Rinasit, punimet e së cilës pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Paralelisht, është siguruar financimi për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit, teksa punimet parashikohet të nisn vitin që vjen dhe të përfundojnë në viti 2030. Një tjetër projekt është edhe lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që gjithsesi është në fazë projektimi./ata