Nga territoret e Libanit janë kryer sulme me raketa dhe dronë të armatosur në drejtim të pjesës veriore të Izraelit.

Një zyrtar nga zyra e zëdhënësit për shtyp e ushtrisë izraelite në një deklaratë për Anadolu, theksoi se nga territoret e Libanit u kryen sulme me raketa dhe dronë të armatosur ndaj pjesës veriore të Izraelit.

Zyrtari izraelit nuk ndau informacion nëse ka humbje jete ose të plagosur në sulme.

Edhe në një deklaratë të bërë nga ushtria izraelite është theksuar se në veri të vendit kanë rënë sirenat.

Ndërkohë nga Lëvizja Hezbollah në Liban nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me temën./aa