Për shkak të mundësisë së një përkeqësimi të shpejtë të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka këshilluar qytetarët që të shmangin udhëtimet jo thelbësore në Liban dhe qytetarët tashmë në Liban të largohen nga vendi nëse është e mundur.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria lidhur theksohet se ekziston mundësia që situata e sigurisë në Liban të përkeqësohet me shpejtësi për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.

Në deklaratë, u rekomandua që qytetarët turq të shmangin udhëtimet e tyre në Liban, përveç nëse është "e domosdoshme".

"Ndërsa qytetarët tanë që ndodhen në Liban duhet të jenë të kujdesshëm, të mos udhëtojnë në provincat Nabatiyeh, Libanin e Jugut, Beqaa dhe Baalbek-Hermel nëse nuk është e nevojshme dhe ata që nuk e kanë të nevojshme të qëndrojnë në Liban rekomandohet të largohen mundësisht ndërkohë që vazhdojnë ende fluturimet tregtare", thuhet më tej në deklaratë.

Më tej në deklaratë nënvizohet se do të ishte e dobishme të ndiqen zhvillimet në faqet zyrtare të internetit dhe llogaritë e mediave sociale të Ministrisë dhe Ambasadës Turke në Bejrut, si dhe përfshihet numri i telefonit të ambasadës për raste urgjente./aa