Dy persona kanë humbur jetën në sulmin ajror të kryer nga ushtria izraelite në jug të Libanit.
Sipas lajmit të publikuar në agjencinë zyrtare libaneze NNA, ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në vendbanimin libanez, Meysel Jebel.
Raportohet se dy persona, njëri prej të cilëve ishte anëtar i "Komitetit Islamik të Shëndetësisë" brenda Hezbollahut, vdiqën si pasojë e sulmit.
Në një raport tjetër të NNA-së, thuhet se avionët luftarakë izraelitë bombarduan vendbanimin Kefr Killa./aa