Forcat izraelite kanë shkatërruar 2 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën qytetin Al-Jelme në veri-lindje të qytetit të Jeninit.
Kryetari i këshillit të fshatit Jelme, Ridvan Shaban, tha se forcat izraelite hynë në qytet të shoqëruar nga tre buldozerë dhe shkatërruan dy shtëpi që i përkisnin palestinezëve.
Shaban tha se njëra prej shtëpive i përket një palestinezi të quajtur Jamal Abu Ferha dhe është 170 metra katrorë, ndërsa tjetra i përket Hashim Mahmud Abu Ferha dhe është 220 metra katrorë.
Forcat izraelite po shkatërrojnë shtëpitë dhe bizneset palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me arsyetimin se ato janë ndërtuar pa leje.
Raportohet se ushtria izraelite shkatërroi 135 shtëpi dhe objekte në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor në korrik.
Sipas të dhënave zyrtare palestineze, ushtria izraelite shkatërroi 318 ndërtesa që u përkisnin palestinezëve në gjysmën e parë të vitit 2024.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa