Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka njoftuar se vaksinat e poliomielitit do t'u administrohen fëmijëve në Gaza të Palestinës në javët e ardhshme.

Poliovirusi i tipit 2 me prejardhje nga vaksina është zbuluar në mostrat e ujërave të zeza në Khan Younis dhe Deir al Balah, zona të shkatërruara nga lufta brutale e Izraelit në enklavën e rrethuar palestineze.

Kriza humanitare në Gaza po përkeqësohet, me shpërthimet e hepatitit A dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme në rritje mes kushteve katastrofike sanitare.

Ayadil Saparbekov, drejtues i ekipit për emergjencat shëndetësore në OBSh në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, paralajmëroi se sëmundjet e parandalueshme së shpejti mund të marrin më shumë jetë sesa lëndime të lidhura me luftën.

Poliomieliti, i transmetuar kryesisht përmes rrugës fekalo-orale, është një virus shumë ngjitës që mund të pushtojë sistemin nervor dhe të çojë në paralizë. Ai prek kryesisht fëmijët nën pesë vjeç./TRT