Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.


Kështu tha Leonid Sudalenko, anëtar i qendrës bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna. Sudalenko po ashtu është ish i burgosur politik.


Sipas llogaritjeve të qendrës Vyasna, të paktën 5.472 persona janë dënuar për vepra penale, të motivuara politikisht, tha Sudalenko, shkruan REL.

Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandr Lukashaneka, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim.

 

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve presidenciale./EuroNews