Është shtyrë vendimi për masën e sigurimit për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn dhe 6 të dyshuarit e tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim të fondeve të SASPAK. Beqaj kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e mbajtjes në qeli. Për këtë kërkesë, vendimi do të merret më datë 7 gusht në 13:00.

Gjatë seancës Beqaj ka kërkuar masë sigurimi arrest shtëpie ose garanci pasurore 5 milion lekë të reja.

Deri në seancën e radhës, GJKKO ka lënë në fuqi masat që ishin arrest në burg

1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

2- Ermal Kurtulaj –  Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ – ‘detyrim paraqitje’

4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private

5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka

7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

Gjatë seancës së sotme, mbrojta e ish-ministrit pretendoi se nuk ka shkaqe të ligjshme për të caktuar masën e sigurimit arrest në burg. Ata pretendojnë se Beqaj nuk ka arsye të largohet jashtë vendit apo të prish provat.

Beqaj, sipas GJKKO u arrestua nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).

Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mashtrim” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv