Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një dalje për mediat, këtë të martë është pyetur nga gazetarët se a e dobëson dalja e grupimit të Alibeaj me kandidat në Tiranë kandidaturën e Belind Këlliçit të koalicionit, Berisha-Meta.

 

Meta tha se Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm ndërsa foli edhe për programin e Belind Këlliçit në këto zgjedhje lokale.

 

“Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhe sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur, janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi.

 

Dje dhe sot në Laprakë ka një entuziazëm të paparë për planin e Këlliçit, për transport falas dhe uljen e taksave. Janë plane jo vetëm realistë por edhe shpresëdhënëse.”, tha Meta.