Fillimisht mungonin pilotët, tani nuk ka mjaftueshëm mekanikë avionësh. Mungesa e personelit të kualifikuar në tregun botëror nuk është vetëm problem biznesi, por kërcënon edhe sigurinë, paralajmëroi kompania gjermane e sigurimeve Allianz.

Allianz tha në një studim të botuar të mërkurën se mungesa e mekanikës së avionëve, të cilës transportuesit dhe aeroportet e kishin frikë prej vitesh, tani është bërë realitet.

Deficiti jo vetëm që zgjat punën e mirëmbajtjes së avionëve, por “me sa duket”, pavarësisht kontrollit, rrit rrezikun e incidenteve. Sigurimi tregon se ka një mungesë prej 12-18,000 mekanikësh avionësh vetëm në Amerikën e Veriut.

Në dy vitet e mëparshme, fokusi ishte tek mungesa e pilotëve, sepse shumë operatorë në krizën pandemike pushuan nga puna stafin që më pas nuk arritën t’i zëvendësonin për një kohë të gjatë. Ai problem që atëherë është zgjidhur në masë të madhe, por tani nuk ka mjaft staf teknik tokësor.

Analistët ia atribuojnë këtë rimëkëmbjes së papritur të fortë të industrisë së linjave ajrore pas pandemisë COVID-19.Konkretisht, këtë vit pritet rekord global i trafikut në transportin ajror të udhëtarëve, shkruan dpa.

Allianz thekson se një “incident” nuk do të thotë domosdoshmërisht një rrëzim avioni. Vitin e kaluar, asnjë aeroplan i vetëm pasagjerësh nuk u rrëzua në botë. Pjesa më e madhe, rreth dy të tretat e incidenteve të raportuara, kanë të bëjnë me përplasjet në ajër me zogj ose avionë që ukeshin përtej fundit të pistës.

Autorët e studimit analizuan më shumë se 32,000 raste të dëmeve të raportuara nga viti 2019 deri në vitin 2024. Kërkesa totale e kompensimit arriti në rreth 14 miliardë euro. /tesheshi.com/