Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve, nëpër platforma të ndryshme komunikimi.
Përmes një deklarate, akuza e Mitrovicës thotë se persona të paautorizuar u kërkojnë qyetarëve të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore. Për këtë Prokuroria apelon që të dhënat të mos shpërndahen, pasi janë të rrezikuar.
Njoftimi:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë u bënë apel të gjithë qytetarëve, që te mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna.
Njëkohësisht u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit./SyriNet