Policia izraelite ndaloi shtetasen turke Özgecan Mutlu (24) e cila ndodhej në Xhaminë Al-Aksa gjatë një bastisjeje të kolonëve fanatikë hebrenj.

 

Kolonët fanatikë hebrenj në mëngjes bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, nën mbrojtjen e policisë izraelite. Policia izraelite i shoqëroi hebrenjtë fanatikë në Aksa në grupe.

 

Sipas shoqeve të saj, Özgecan Mutlu ishte duke lexuar Kuran pranë faltores “Rahmet” në Aksa gjatë bastisjes së kolonëve fanatikë hebrenj. Policia izraelite i mori çantën e gruas turke për ta larguar që andej.

 

Policia u përpoq të nxirrte Mutlun duke ecur drejt Portës Asbat me çantën në dorë. Mutlu, e cila ndoqi çantën e saj për një kohë, u arrestua dhe u nxor jashtë nga disa oficerë policie teksa po përpiqej të kthehej brenda Aksasë.

 

Zëdhënësi i policisë izraelite nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të gazetarit të Anadolus në lidhje me incidentin./AA