Është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, Ilia Vreto, që  aksidentoi për vdekjen 39 vjeçarin mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Pogradec.

 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 49 vjeçarit, banues në Prrenjas,Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi i Policisë:

 

Korçë/Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, drejtuesi i automjetit.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

 

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.