Ministri turk i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, tha se bisedimet mes zyrtarëve turq dhe përfaqësuesve të Instagramit ende nuk kanë dhënë rezultate.
"Ne nuk mendojmë se do të ketë ndonjë përparim sot", tha ministry Uraloğlu, në deklaratën e dhënë me 5 gusht dhe shtoi se bisedimet do të vazhdojnë.
Të premten, Türkiye bllokoi qasjen në platformën e rrjeteve sociale për të luftuar më mirë krimet si trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda dhe abuzimi me fëmijët.
Gjatë ditës së djeshme, Uraloğlu tha se zyrtarët turq ishin takuar me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar.
“Gjatë takimit u përcollën ndjeshmëritë tona për respektimin e ligjeve të Republikës së Türkiyes”, tha ai./TRT