Filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë me titull «Hatixhja dhe Shabani» me regji të Visar Morinës.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili përmes rrjeteve sociale theksoi se ky produksion u mbështet financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Filmi është produksion i «Vicky Bane UG & Schuldenberg Films» GBR, Gjermani, në koproduksion me «On Film Production», Shqipëri, «Eagle Eye Films», Kosovë, «Vertigo», Slloveni, dhe «List Producija», Maqedoni e Veriut.
Ky film është mbështetur financiarisht nga QKK në kategorinë koproduksion në pakicë (minority coproduction), dhe EURIMAGES.
Filmi me metrazh të gjatë, «Hatixhja dhe Shabani» i regjisorit Visar Morina është një ndër 31 projektet fituese në skemën e financimit «Mbështetje Koproduksioni» (Co-production Support) të Eurimages./ata