Kalaja është atraksioni kryesor i qytetit të Shkodrës që tërheq mijëra vizitorë çdo vit, ndërsa ngrihet në një zonë tërheqëse dhe me trashëgimi të pasur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kalaja e Rozafës dhe muzeu të mbushura me vizitorë.

Kalaja e Rozafës në Shkodër ka mirëpritur vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj dhe të moshave të ndryshme, ndërsa janë organizuar një sërë aktivitetesh për përjetimin e trashëgimisë historike.

Vitet e fundit kalaja e Rozafës bashkë me muzeun, po tërheqin interesin e vizitorëve të shumtë, vendas dhe të huaj por edhe të apasionuarive të kulturës që vizitojnë këtë sit me vlera të veçanta.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. E ndërtuar gjatë mbretërisë ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare./ata